Policia apeloi në ‘Facebook’, i kërkuari përgjigjet : Shihemi të hënën
Prej disa kohësh policia kanadeze kishte shpallur në kërkim një të ri, por nuk mund që të lokalizonin gjurmët e tij. Për ta gjetur, ajo përdori edhe mundësinë e fundit ku të gjithë punonjësit publikuan në profilin e tyre emrin dhe fotografinë e të kërkuarit.
Ata kurrë nuk e prisnin që Rodney Constantine, 29 vjeç do tu përgjigjej personalisht kërkesës së tyre. Pasi mësoi se ishte shpallur në kërkim nga policia, u shkroi oficerëve në ‘Facebook’,:-“Shihemi të hënën në mëngjes”. Policia iu përgjigj djalit duke thënë se zyrat ishin hapur në të gjitha ditët 24 orë në 24, duke lënë që të kuptohet se duhet të paraqitej urgjentisht.
Disa prej efektivëve mendonin se bëhej fjalë për një shaka, por vetë Rodney Constantine, i siguroi gjithmonë nëpërmjet ‘Facebook-ut’ që nuk ishte shaka dhe ai kishte ndërmend që ta mbante premtimin. Mediat lokale shkruajnë se i riu ishte vetëdorëzuar rreth mesditës të së hënës dhe u mor në pyetje nga agjentët. Ai u akuzua për agresion, shkelje të lirimit me kusht dhe nuk është paraqitur në gjykatë. “Ne shpresojmë të kemi më shumë suksese në lokalizimin e njerëzve, duke përdorur ‘Facebook-un’ dhe Twitter-in”,- shkroi policia.