Presidentja i dorëzon certifikatën e mirënjohjes, atij i bien pantallonat
Presidentit të filialit kroat të Komitetit t Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i kanë rënë pantallonat pikërisht në momentin kur presidentja e republikës, Kolinda Grabar Kitarovic ishte duke i dorëzuar një certifikatë mirënjohjeje.
Ivan Zvonomir Cicak, 68 vjeç nuk ka mundur t’i mbajë dot pantallonat që i kanë rrëshqitur deri poshtë tek këmbët. Fotot e shpërndara nga televizioni kombëtar e tregojnë me një shkop në njërën dorë, diplomën në tjetrën dhe i zënë ngushtë pasi nuk kishte kohë të reagonte.
Presidentja nga ana e saj, përpiqet ta kalojë me një buzëqeshje të lehtë, por dhjetëra të ftuar prapa shpinës së tyre nuk arrijë ta mbajnë dot të qeshurën nga situata e krijuar.
Please follow and like us: