PS pas dorëheqjes së Elvis Rroshin: Ligji është shkelur, por ne pranojmë pasojat e gabimeve tona
Pak minuta pasi Elvis Rroshi bëri publike dorëheqjen e tij Partia Socialiste doli me një deklaratë për median ku bëri të ditur se ai duhet ta provojë pafajësinë e tij në të gjithë instancat gjyqësore.
Blerina Gjylameti: Ne e që kemi mbrojtur zotin Rroshi pasi në fund të fundit ishte i pafajshëm për aq kohë sa nuk provohej e kundërta sot i themi se pafajësinë e tij duhet ta provojë në të gjitha. Përsa kohë që ligji është shkelur edhe pse në rrethana krejtësisht misterioze nuk na mbetet asgjë tjetër vecse të respektojmë atë dhe dënimet që përcakton. Ligji qëndron mbi të gjithë ne. Ky qëndrim dëshmon se ne dekriminalizimin e kemi seriozisht. Në familjen tonë politike të gjithë jemi të barabartë para ligjit.Ky i sotmi është rasti për të bërë dallimin mes nesh dhe kundërshtarëve tanë politikë. Ne që pranojmë ligjin dhe pasojat ndaj gabimeve të bëra.As PS, as PD, as Edi Rama dhe as Lulzim Basha nuk janë përgjegjës për gabimet që mund të bëjnë politikanët. “Rama cdo kujt që gabon i tregon ligjin” tha Gjylameti duke akuzuar opozitën se nuk po zbaton dekriminalizimin duke mbrojtur njerëz si Flamur Noka, Arben Ristani dhe Alban Zeneli.