Publikohet dëshmia e penalitetit/ Ja për çfarë është dënuar Elvis Roshi në Itali

Elvis Rroshi dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Kavajë pasi deklaroi publikisht se është dënuar nga drejtësia italiane.
Nga dëshmia e penalitetit publikuar nga opinion.al, Roshi rezulton se ka qenë i dënuar disa herë në Itali. Dënimi i parë është dhënë në vitin 1992 për dhunë. Krim ky i përsëritur edhe herë të tjera. Opinion.al ka siguruar dëshminë e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë Italiane.
Në dokument thuhet: Sipas sentencës së trupës gjykuese së Gjykatës së Apelit për minorenët të datës 28 shkurt 1995 konfirmojnë se vendimi dhënë në 13 nëntor 1992 nga trupi gjykues i Shkallës së Parë: Dhunë njerëzore, 2. Rrahje, 3. Për përsëritje të vazhdueshme të veprave penale jepet dënimi me 1 vit e 4 muaj.