Rusi, 52-vjeçari ndërton një shtëpi me shishe shampanje
Një arkitekt 52-vjeçasr në Rusi ka ndërtuar një shtëpi duke përdorur 12 mijë shishe shampanje.Ai thotë se ka qenë gjithmonë i tërhequr që të ndërtojë gjëra me shishe vodka apo alkoolike. Duket se qenka edhe i zoti. Dy fëmijët e tij e inkurajonin shpesh që të ndërtonte diçka të bukur e të madhe, por ai nuk e mori seriozisht këtë ide.Djali i tij vdiq në moshën 18-vjeçare dhe pas kësaj, nisi që të ndërtonte shtëpinë në kujtim të tij. Normalisht që themelet janë ndërtuar si një banesë normale, por muret janë të mbuluar me shishe shampanje.Rusi, disa prej tyre i bleu me një çmim të favorshëm, të tjerat iu dhuruan nga restorantet aty pranë, të cilët ishin të interesuar për punën e tij. Brenda ajo është një shtëpi normale dhe mund të arredohet sipas dëshirës. Arkitekti i ka pozicionuar shishet në një formë mjaft të mirë.Në rast se ndonjëra prej tyre të thyhet, ajo mund të zëvendësohet lehtësisht. Pasi u ndërtua, banesa u bë shumë e vizitueshme nga turistët dhe quhet “Pallati Oz”.