Albspirit

Media/News/Publishing

San Marino, zbulon që prifti e tradhton dhe rrëfen historinë

Prifti
Foto ilustruese

Ajo është një besimtare, e divorcuar nga i shoqi. Ai, një prift i komunitetit të saj, të cilit gruaja i ishte drejtuar për të gjetur mbështetje në një moment të vështirë. Një kërkesë për ndihmë, që shumë shpejt do të lindte një marrëdhënie gjithnjë e më intime, e cila u finalizua me një histori dashurie të fshehtë. Ngjarja ka ndodhur në dioqezën e San Marinos dhe të Montefeltros.

Të parit, i kishin lindur ndjenjat priftit, i cili pas disa takimesh në banesën e tij dhe disa shkëmbimeve me ‘e-mail’, kishte rrëfyer dashurinë e tij për gruan.

Marrëdhënia, sipas asaj që shkruan gazeta italiane “Il Giorno”, zgjati katër vjet, gjatë të cilës prifti vazhdonte të mbante veshur uniformën e predikuesit. Por pastaj diçka u prish he historia u vu në rrezik: ulje-ngritje, zënka, ripajtime, deri sa ajo mësoi se nuk ishte e vetmja që i përkiste priftit “Don Zhuan”.

“Zbulova që filtronte me të tjera, isha praktikisht e sigurt”, tregon gruaja, e cila vendos të bëjë publike historinë e saj.

Kanë qenë të kota kërkesat e priftit për të riprovuar sërish bashkë, përfshirë dhe kërcënime të ndryshme. Por besimtarja nuk kthehet në hapat e saj, madje vendos të tregojë gjithçka.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i dioqezës, e cila ka marrë masa, duke i kërkuar priftit dorëheqjen nga detyra e tij. Tashmë gruaja është në terapi: “Më ka lënduar shpirtin, më ka shqetësuar shumë”, – ka thënë ajo.

Please follow and like us: