SHBA, 18 vjeç hyn në burg si vrasës, del 57 si i pafajshëm!
Ka kaluar 39 vjet pas hekurave, por ishte i pafajshëm. Riki Xhonson, një afro-amerikan 57-vjeçar, është liruar pasi ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij në burg për një vrasje që nuk e ka bërë asnjëherë.
Fillimisht iu dha dënim me vdekje, por pastaj masa ka ndryshuar në burgim të përjetshëm, sepse shteti i tij, Ohajo, i pezulloi ekzekutimet kapitale.
Xhonson u lirua, sepse Edi Vernon, dëshmitari që e kishte demaskuar, rrëfeu se kishte gënjyer, duke u shpjeguar autoriteteve që në të vërtetë nuk kishte marrë pjesë në vrasje.
Në momentin e vrasjes, 57-vjeçari ishte larg, në bordin e një autobusi shkolle, siç konfirmohet në të vërtetë nga dëshmitarë të tjerë.
Kështu për Xheksonin, ndaj të cilit nuk kishte më prova, u hapën më në fund dyert e burgut, ku hyri kur ishte vetëm 18 vjeç.
Dhe do të dalë me një rekord të trishtë: do të jetë i dënuari i pafajshëm që ka qëndruar në burg më gjatë në të gjithë historinë e Amerikës.