Shkurtime në ANSA, peticioni i solidaritetit nënshkruhet edhe nga Gorbaçov
Personalitete të artit, kulturës dhe medias italiane janë pjesë e një peticioni në mbështetje të mosprekjes së agjencisë italiane të lajmeve, ANSA nga plani qeveritar i shkurtimeve.
Fiorello, Giuseppe Tornatore, Andrea Camilleri, Paolo Conte, Gino Paoli, Eduard Limonov, Dacia Maraini, Reinhold Messner, Paolo Virzì, Bruno Vesoa, Roberto Saviano, Gabriele Salvatores janë disa nga ata që kanë nënshkruar për të ruajtur, si thonë, rolin e Ansës në informim brenda dhe jashtë vendit. Apelit i është bashkuar edhe ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaciov. Apeli ka të bëjë me një plan të rishikimit të agjencisë kombëtare të lajmeve, që parashikon masa në trajtim dhe shkurtime për 65 gazetarë dhe 35 teknikë. Sindikata Botërore e Gazetarëve ka dalë me moton: “Në një botë opinionesh, unë jam në anën e lajmit”.