Albspirit

Media/News/Publishing

Shtatzëna, sms të dashurit në krah të të fejuarit, një i panjohur e spiunon

smsNjë çift në SHBA, në pamje të parë të lumtur, ndodhej në tribunë për të ndjekur një ndeshje të futbollit amerikan të Detroit Lions. Ajo është shtatzënë, ai në krah të saj.

Burri po shijonte ndeshjen e skuadrës për të cilën bënte tifo. Madje herë pas herë shkëmbente edhe batuta apo jepte këshilla sportive nga tribuna pa e pasur mendjen te njeriu i zemrës që ishte ulur ngjitur me të.

Por ndërkohë, diçka po ndodhte dhe i fejuari nuk mund ta mësonte. Partnerja e tij po shkëmbente mesazhe në celular me një tjetër mashkull, një farë Xheson, të cilit i shkruante fraza të tipit: “Do të doja të isha me ty në këto momente”.

Zbulimin nuk e ka bërë ai vetë, por një person i panjohur i ulur pas shpinës së çiftit.

Hodhi sytë në celular dhe i indinjuar  për atë që po lexonte mbi tradhtinë e gruas, i ka shkruar një letër të fejuarit, duke e ftuar atë, që kur të kthehej në shtëpi, të kontrollonte celularin e saj.

sms1“Hej vëlla, unë nuk të njoh, – ka shkruar në letër, – kur të kthehesh në shtëpi kontrollo telefonin e shoqes tënde. Po shkëmbente mesazhe me një farë Xheson, duke i thënë se donte të qëndronte me të”.

“Spiuni” ka shfaqur pastaj gjithçka në profilin e tij në “Facebook”. Nga shumë njerëz është fyer që është përfshirë në çështje që nuk duhej t’i interesonte. Por ai u mbrojt me forcë: “Urrej ata që tradhtojnë, do ta ribëja sërish”.

Nuk dihet si ka shkuar historia mes çiftit që priste një fëmijë, nëse janë bashkë ose jo (ndoshta shtatzëna mund ta ketë fshirë mesazhin në telefon), por një gjë është e sigurt, jeta e tyre mund të ketë ndryshuar vetëm nga një “copë” letër e ardhur nga një person i panjohur.

Please follow and like us: