Albspirit

Media/News/Publishing

Smart Travel: Thethi, ndër dhjetë destinacionet autentike të Europës

 

Theth-Shkoder

Nëse keni dashur ndonjëherë të ndaloni kohën dhe të ktheheni pas në histori, ju mund ta bëni atë. Smart Travel, një projekt i Amazon.com shkruan se “Europa e Vjetër” është ende gjallë dhe ajo mishërohet më së miri në dhjetë destinacione, ku duket se koha ka ndaluar. “Në to mund të gjeni fshatra të vegjël, qytete të paeksploruara dhe vende ku do të shikoni më shumë dele sesa smartphone”, shkruan Smart Travel.

Në vendin e 10-të Smart Travel ka renditur Thethin, fshatin që gjendet në skajin verior të Shqipërisë, në Alpe.

“Ju do të duhet të merrni me qira një makinë 4×4, si dhe të merrni një guidë. Ky vend, është një nga kufijtë e fundit të Europës dhe e ka kaluar pjesën më të madhe në izolim. Pak ka ndryshuar në Theth që nga ajo kohë. Banorët ende jetojnë në shtëpi tradicionale guri me çati karakteristike e veriut të zonës së veriut. Kulla e Gjakmarrjes e cila dikur ka strehuar njerëzit në kohën e gjakmarrjes vazhdon tëmbetet i pandryshuar.

Kjo zonë nuk qëndroi asnjëherë nën juridiksionin otoman, duke zhvilluar ligje tradicionale që zbatohen edhe sot.

Në vend të parë të listës së Smart Travel renditet St. Sigmund-Praxmar në Austri, më pas Canillas de Aceituno, Andaluzi në Spanjë dhe në vendin e tretë gjendet ishujt Aran në Irland.

Please follow and like us: