Albspirit

Media/News/Publishing

Spanjë, kandidatja për kryetare bashkie, nudo në posterat e fushatës

spaKanë ngjallur debate dhe polemika në Spanjë posterat e fushatës elektorale, në të cilat një kandidate për kryetare të bashkisë Portugalete, në Biscaglia (Vendet Baske), Yolanda Couciero Morin, kryetare e Partisë për Liri dhe Duar të Pastra, shfaqet plotësisht e zhveshur për të denoncuar korrupsionin.

spa 1Me parrullën, “Los politicos nos deja nen pelotas” (Politikanët na kanë zhveshur nudo), që i mbulon një pjesë të trupit, kandidatja kërkon të denoncojë “plaçkitjen në masë” të bërë nga partitë, të cilat deri tani kanë administruar komunat.

spa 2Në një komunikatë, Couceiro, siguron që fushata e saj për zgjedhjet vendore të 24 majit që vjen, synon “të prekë ndërgjegjen e qytetarëve dhe të  kujdeset në një mënyrë të përgjithshme për problemet që kanë banorët e Portugaletes”.

Please follow and like us: