Studentja gjermane jeton në tren: Nuk doja të paguaja më qiranë
Kur të gjithë pasagjerët zbresin nga treni, Leonie Müller qëndron ulur sepse vagoni është shtëpia e saj. E lodhur së paguari qiranë, studentja gjermane, 23 vjeç, vendosi që të transferohet në këtë apartament të “veçantë’. Historia e saj është treguar nga Washington Post, e cila në intervistë shpjegon arsyet se pse vendosi që të jetonte në këtë formë. “Gjithçka nisi si pasojë e disa debateve me padronin e shtëpisë. Vendosa që nuk doja të jetoja më aty. Në të vërtetë, unë nuk doja që të jetoja askund”.
Kështu Leonie, bleu një abone që e lejon të udhëtonte lirshëm në të gjithë trenat e vendit dhe e ka vënë jetën e saj në një çantë shpine, së bashku me rrobat, kompjuterin, librat e universitetit dhe disa produkte higjienike. Tani fle mbi sendiljet e trenit, studion aty, i lanë flokët në banjën që e ndan edhe me pasagjerët. E ka lanë pas shpinë botën e “palëvizshme”, duke preferuar që ta shohë atë me të gjithë shpejtësinë e mundshme nga dritaret. “Lexoj, shkruaj, shikoj jashtë dhe takoj gjithmonë njerëz të sjellshëm. Ka një mal me gjerë për tu bërë në tren. Është njësoj sikur të jesh me pushime”, shpjegoi studentja në një televizion gjerman.