Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmet në Këln, imami: Femrat e parfumosura provokuan meshkujt!

KelnDuke hedhur parfum në trup, gratë e Këlnit kanë provokuar sulmet ndaj tyre në mbrëmjen e Vitit të Ri. Është i bindur për këtë Sami Abu-Yusuf, imami i qytetit gjerman. Në një intervistë të realizuar nga një televizion rus, fjalët e tij po shkaktojnë indinjatë në Gjermani. “Këto deklarata janë një grusht në fytyrën e viktimave”, – shkruan gazeta “Bild” në websajtin e saj.

“Bild” citon frazën e plotë të imamit. “Një nga motivet që burrat myslimanë përdhunojnë apo shqetësojnë gratë, vjen nga mënyra se si ato janë veshur. Kur dalin xhiro gjysmë të zhveshura dhe të parfumosura, ndodhin gjëra të tilla. Është si të hedhësh vaj mbi zjarr”.

Sipas tabloidit, imami predikon në xhaminë Al Tahuid në Kalk, lagje problematike e Këlnit, me një densitet të madh kriminal. Ai konsiderohet një element ultra-konservator panë lëvizjes salafiste dhe prej vitesh është nën vëzhgimin e zyrës federale për mbrojtjen e kushtetutës së North Rhine-Westphalia.

Deputeti i të gjelbërve, Volker Beck, ekspert i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka njoftuar se ka bërë një denoncim kundër imamit për nxitje publike në kryerje krimesh.

Please follow and like us: