‘Sunrise Kempinski’, hoteli superluksoz që promovon ‘perandorinë e kaltër’
Gati 100 metër lartësi, 21 kate, 306 suita luksoze, mbi 18 mijë metra katrorë sipërfaqe dhe mbi 20 mijë panele xhami; këto janë vetëm disa nga shifrat impresionuese të ‘Sunrise Kempinski Hotel’ në Pekin, hotel superluksozë që do të promovojë forcën dhe rritjen ekonomike të ish-perandorisë së kaltër. Hoteli është vendosur 60 km nga kryeqyteti kinez dhe është projektuar nga studioja arkitekturore ‘Shanghai Huadu Design Co’. Puna për ndërtimin e tij zgjati 2 vjet dhe në të u përfshinë 9300 punonjës.
Hyrja kryesore është e ngjashme me gojën e një peshku që në Kinë është sinonim i prosperitetit. Në pamjen ballore struktura ka formën e një korace që në Kinë është simbol i fatit.
Ndërtesa është e veshur nga një mozaik me 10 mijë lastra xhami; pjesa e sipërme reflekton ngjyrën e qiellit, pjesa e mesit atë të terrenit pranë, ndërsa poshtme reflekton ngjyrën e liqenit.