Albspirit

Media/News/Publishing

Të fshehtat e nobelistëve

Muaji tetor, muaji i nobelistëve

Më poshtë vijojnë shifrat dhe faktet për çmimet Nobel përgjatë viteve.

04.10.2014

Muaji tetor muaji i nobelistëve

Nga viti 1901 deri në vitin 2013, çmimi Nobel iu është dhënë 847 personave, ku mosha mesatare e fituesve ka qenë 59 vjeç dhe 25 organizatave. Kush është laureati më i moshuar i Nobelit? Më i riu? Sa gra e kanë fituar?

– Nobel rekord: 278 kandidatë, ky është numri i emrave të paraqitur për çmimin Nobel të Paqes, një rekord për këtë çmim.

– Refuzimi i Nobelit: Dy laureatët që kanë refuzuar çmimet e tyre janë francezi, Jean-Paul Sartre për çmimin e Letërsisë në vitin 1964 dhe kryeministri vietnamez, Le Duc Tho, i cili ka refuzuar të ndajë çmimin për Paqe në vitin 1973 me sekretarin amerinan të Shtetit Henry Kissinger.

Për më tepër, Adolf Hitler ka ndaluar tre laureatë gjermanë të merrnin çmimin Nobel si Richard Kuhn (Kimi 1938), Adolf Butenandt (Kimi 1939) dhe Gerhard Domagk (Mjekësi 1939) dhe qeveria sovjetike ka detyruar Boris Pasternak t’i thotë jo çmimit Nobel pë Letërsinë në vitin 1958.

– Nobeli për Paqe për laureatët e burgosur: Tre laureatë ndodheshin në burg kur çmimet e tyre u njoftuan si pacifisti dhe gazetari gjerman, Carl von Ossietzky (1935), opozitarja birmaneze, Aung San Suu Kyi (1991), disidenti kinez, Liu Xiaobo (2010).

– Nobeli për laureatin më të moshuar: Në moshën 90-vjeçare, amerikani me origjinë ruse, Leonid Hurwicz, fitues i çmimit Nobel për Ekonominë në vitin 2007, ka qenë laureati më i moshuar. Vdiq në qershor të vitit 2008 dhe jetoi vetëm disa muaj pas marrjes së çmimit. Nga gratë është romancierja britanike, Doris Lessing e cila, në moshën 87-vjeçare, mori në po të njëjtin vit, çmimin Nobel për Letërsinë. Ajo vdiq në muajin nëntor 2013.

– Nobeli për laureatin më të ri : Britaniku, Lawrence Bragg, 25 vjeç, ishte laureati më i ri që ka marrë një çmim Nobel, atë të Fizikës në vitin 1915, ndarë me babain e tij William.

– Nobeli në familje: Historia e familjes bashkohet me atë të çmimit Nobel. Në vitin 1903, çifti Pierre dhe Marie Curie morën çmimin Nobel për Fizikën. Në vitin 1911, Marie Curie, laureatja e parë grua e një Nobeli, merr e vetme çmimin për Kiminë dhe është e vetmja grua laureate e dy çmimeve.

Në vitin 1935, vajza e saj Irene Joliot-Curie dhe bashkëshorti i saj Frederic Joliot merr çmimin Nobel për Kiminë.

– Nobeli dhe gratë: 44 gra, përfshirë Marie Curie dy herë nga 803 burra janë laureate të Nobelit që prej krijimin në vitin 1901. Në vitin 2009, çmimi Nobel për Ekonominë iu dha një gruaje, amerikanes, Elinor Ostrom.

– Fusha të zgjedhura nga Nobeli: Laureatët çmimit Nobel për Letërsinë shkruajnë shumë shpesh në prozë. Në fizikë, është fizika e pjesëzave që është vlerësuar më shumë. Në kimi bëhet fjalë për biokiminë, në mjekësi, gjenetika ka marrë më shumë përparësi dhe në ekonomi, makroekonomia.

– Gjuhët: Anglishtja mban vendin e parë të gjuhëve të shkruara të Nobelit për Letërsinë me 27 laureatë, ndjekur nga frëngjishtja dhe gjermanishtja (13), spanjishtja (11), suedishtja (7), italishtja (6), rusishtja (5), polonishtja (4), gjuha norvegjeze dhe daneze (3), greqishtja dhe japonishtja (2).

Please follow and like us: