Trekëndëshi i Bermudës nuk është më një mister
Pas misterit më intrigues të dekadave të fundit qëndrojnë disa kratere gjigante nënujore. Ka qenë një grup studiuesish të Universitetit Arktik të Norvegjisë ata që kanë hedhur hipotezën lidhur mbi rastin e çuditshëm të të ashtuquajtur Trekëndëshi i Bermudës, i cilësuar shpesh një vend i mallkuar, ku janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë avionë e anije.
“Ekzistojnë disa zgavra gjigande në shtratin e detit, në një zonë në pjesën qendrore-perëndimore të detit Barenc, ndoshta të shkaktuara nga shpërthime masive të gazit”, kanë thënë për ‘Sunday Times’ shkencëtarët, të bindur se pikërisht me këto gropa të thella deri në 45 metra e të gjera deri në 800, lidhen zhdukjet e ndodhura përgjatë oqeanit mes Bermudë, Porto Rikos dhe Floridës.
“Zona e kratereve përbën ndoshta pikën më të nxehtë të çlirimit të metanit nënujor në Arktik dhe shpërthimet, që më tej formojnë zgavra të thella, përbëjnë rrezik potencial për anijet që lundrojnë në detin Barenc”, – shpjegojë autorët e studimit, të bindur se anije dhe avionët që kalojnë në këtë Trekëndësh, mijëra kilometra nga ujërat në veri të Norvegjisë dhe Rusisë mund të jenë gjendur në situata të ngjashme rreziku, të karakterizuara nga vorbulla të fuqishme, të afta për të tërhequr në thellësi gjithçka e gjithkënd.
Mesa duket, nuk ka pasur asnjë fenomen paranormal; ajo që e ushqeu mitin e Trekëndëshit ishte një rast i vitit 1945, kur një skuadër me 5 bombardues të ‘US Navy’ u zhduk bashkë me avionin e tyre që fluturonte mbi oqean, ngjarje e cila u pasua edhe më të tjera të ngjashme, duke përforcuar bindjen se Bermuda ishte një vend i mallkuar.