Albspirit

Media/News/Publishing

Ukrainë: Savchenko betohet në parlament


Nadia Savchenko duke e kënduar himnin e Ukrainës në seancën e sotme të parlamentit

Pilotja ushtarake ukrainase, Nadia Savchenko, e cila i ka kaluar gati dy vjet në burg në Rusi, e ka dhënë betimin si anëtare e Parlamentittë Ukrainës. Në vitin 2014, derisa ishte në burg në Rusi, ajo është zgjedhur anëtare e Parlamentit të Ukrainës. Pilotja Savchenko është liruar nga burgu në Rusi javën e kaluar. Gjatë fjalimit të saj sot në parlament, ajo tha se prioritet i saj do të jetë përpjekja për lirimin e ukrainasve të tjerë që mbahen në Rusi, e të cilët nga Ukraina përshkruen si të burgosur politikë. Nadia Savchenko është kthyer në Ukrainë me ç’rast është pritur si hero. Ajo ishte amnistuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve. Savchenko ishte zënë në pjesën lindore të Ukrainës nga separatisitët e mbështetur nga Rusia, në qershor të vitit 2014, kur ajo ishte duke shërbyer në një njësi të vullnetarëve të Ukrainës.

Please follow and like us: