Albspirit

Media/News/Publishing

Ushtarët britanikë, të gjithë nudo në mbështetje të Harry

Pas skandalit të fotografive nudo të Princit Harry, që e vunë atë shumë shpejt përballë polemikave dhe kritikave të shumta, ushtarakët britanikë kanë gjetru një mënyrë të veçantë për t’i dhënë zemër kapitenit të tyre, duke qenë se edhe princi është një ushtarak: kanë publikuar nëpër rrjete të ndryshme sociale, Facebook dhe Twitter mijëra foto ku shfaqen nudo, në një pozicion të ngjashëm me atë në të cilën u ‘kap mat’ princi Harry, me krahun të ngritur për përshëndetjen tipike ushtarake.

Ushtarakët, burra, gra dhe të moshuar, kanë iniciuar një fushatë sensibilizuese në Facebook,
ku kanë pozuar nudo si një formë mbështetjeje kundër fushatës mediatike që po ushtrohet prej ditësh ndaj Princit Harry: me një kusht të vetëm, të mbulojnë pjesët intime, ashtu siç ka bërë Harry në foton e famshme që mori dhenë në pak orë.

Iniciatorët e nismës së veçantë kanë realizuar një numër rekord prej 8 mijë fotosh nudo, duke përdorur, për të mbuluar pjesët intime, objekte nga më të ndryshmet si stema, armë, flamuj apo edhe foto të anëtarëve të familjes mbretërore britanike.

 

Pas tensionit të vazhdueshëm që ka zotëruar në shtëpinë mbretërore këto ditë, ndoshta nisma e veçantë solidarizuese ndaj kolegut të tyre prej ushtarakëve britanikë (edhe pse shumë prej tyre u është tërhequr veshi nga eprorët dhe janë kërcënuar që të heqin fotot nga uebi), duhet të ketë sjellë të paktën ndonjë buzëqeshje për familjen mbretëore.

 

 

Please follow and like us: