Ushtria turke zhvillon stërvitjen më masive “Efes 2016”
Stërvitja e Përbashkët me Forcat e Kombinuara me Municion të Vërtetë “Efes 2016” është një nga stërvitjet më masive që Forcat e Armatosura të Turqisë zhvillojnë çdo vit në Seferihisar të Izmirit.
Stërvitja e Përbashkët me Forcat e Kombinuara me Municion të Vërtetë “Efes 2016”, që është një nga stërvitjet më masive që zhvillojnë çdo vit Forcat e Armatosura të Turqisë, vazhdon në Seferihisar të Izmirit.
Sot në zonën e quajtur Doğanbey u zhvillua edhe dita e vëzhguesve elitarë.
Stërvitja o ndoq edhe nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, Kryeministri Binali Jëlldërëm dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke gjeneralarmate Hulusi Akar.
Në ditën e parë të stërvitjes për vëzhguesit elitarë fillimisht u realizua operacioni i zbarkimit nga deti në zonën e quajtur Doğanbey.
Objektivat e përcaktuara u goditën me avionë luftarakë dhe helikopterë të tipit “Cobra”.
Pas pastrimit të zonës së minuara u zhvillua stërvitja e njësisë fluturuese.
Kjo është stërvitja më e madhe që ka organizuar ushtria turke këto vitet e fundit. Në stërvitje marrin pjesë 7 mijë e 500 ushtarë nga 9 vende të ndryshme.
Stërvitja ndiqet nga afër edhe nga rreth 250 personel ushtarak i 74 vendeve të ndryshme.
Stërvitja e Përbashkët me Forcat e Kombinuara me Municion të Vërtetë “Efes 2016” do të përfundojë më 4 qershor.