Albspirit

Media/News/Publishing

Vejusha shet shtëpinë, por kush e blen duhet të martohet me të

indoNëse blen shtëpinë, duhet të marrë me vete edhe pronaren e saj, e gatshme të bëhet gruaja e blerësit. Njoftimi absurd në agjencitë imobilare, u cili në rrjetet sociale tashmë ka marrë dhenë, u shfaq në adresën e një agjencie indoneziane.

Asnjë këshillë për reklama apo provokim: gruaja, Wina Lie, e intervistuar nga shtypi lokal, ka saktësuar se propozimi është shumë serioz. 45 vjeçarja, e cila prej 15 vjetësh është vejushë, ka shpjeguar se prej kohësh po kërkon një marrëdhënie serioze, por deri tani i ka shkuar çdo gjë ters.

indo 1Ideja e njoftimit lindi gjatë një bisede me agjentin e saj imobilar, i cili e këshilloi të përfshijë dhe propozimin për martesë në shitjen e shtëpisë.

“Nuk ka rregulla të veçanta, e as kërkesa të tepruara: duhet vetëm të jetë një njeri i përgjegjshëm, – nënvizon Wina. – Objektivi im kryesor mbetet shitja e shtëpisë, por nëse do të gjeja një shok, do ta doja serioz dhe të pjekur, një baba të mirë dhe një njeri besimtar”.

indo 2“Çdo mbrëmje, – përfundon gruaja, – lutem dhe kërkoj që shtëpia të shitet dhe se ai që do ta blejë, duhet të jetë një bashkëshort i mirë”.

indo 3

Please follow and like us: