Veterani i luftës pas 70 vitesh gjen letrën që i kishte shkruar të dashurës së tij
Amerikani Bill Moore, veteran i Luftës së II Botërore, gjen letrën e dashurisë, të cilën e kishte shkruar rreth 70 vjet më parë. Në vitin 1945 amerikani Bill Moore, i cili tani është 90 vjeç, ishte një nga ata shumë njerëz që u nisën në luftën e Dytë Botërore. Nga fronti i luftës ai shkruan një letër dashurie, për atë që do të bëhej më pas gruaja e tij, e dashura Bernadean. Por letra nuk mbërriti në destinacionin e vet. Shtatëdhjetë vjet më vonë, dikush gjeti letrën e tij dhe vendosi që t’ia kthente.“Ajo përmbante fjalë shumë romantike”, tha Ilene Ortiz, gruaja që e zbuloi letrën e fshehur në tregun e gjërave të përdoruara. “E dashura ime e adhurueshme dhe tërheqëse Bernadean! Më mbaroi hapësira, por mund të kisha përdorur shumë mbiemra të tillë. Je kaq e bukur sa shpesh pyes veten se si është e mundur që ti je e imja. Në të vërtetë jam njeriu më fatlum në botë dhe këtë e di. Dhe ti je arsyeja Bernadean. Madje edhe emri yt tingëllon mjaft i ëmbël për mua. Kur ndihem tmerrësisht vetëm, pa ty, shkruaj letra të tilla. Nuk kam ia kam ndierë kurrë mungesën e dikujt në jetën time, siç ta ndjej ty”, shkruhet në letër.Dashuria e Billit dhe Bernadean është autentike në llojin e saj. Ata kanë qenë të martuar për 63 vjet, deri sa gruaja vdiq rreth 5 vite me parë. Burri thotë se ajo letër i ka zgjuar shumë kujtime.“ Unë e doja dhe ajo më donte mua. Kjo është gjithçka që mund të them. Ndjej një dhimbje të madhe që nuk munda ta kaloj të gjithë kohën time me atë”, ka shpjeguar mes lotëve 90-vjeçari. Ilene Ortiz pasi lexoi letrën romantike, bëri gjithçka që të kontaktonte me ish-ushtarakun. Rreth 6 muaj pas nisjes së kërkimeve, arriti që të gjurmonte vajzën e çiftit të moshuar, Melinda Gale.Kjo e fundit nuk u besonte syve të saj. “ Pjesa më e madhe e marrëdhënies së prindërve të mi është ndërtuar përmes letrave të dërguara gjatë luftës. Nuk mund ta imagjinoj se sa e vështirë ishte për ata që ta donin njëri-tjetrin, aq shumë dhe që nuk mund ta shihnin njëri-tjetrin. Kjo është një nga dhuratat më të bukura ”, tha vajza e të moshuarit.