Albspirit

Media/News/Publishing

Xhelozia japoneze s’ka të rrëfyer!

Japoni, i pret organin gjenital të dashurit të gruas dhe e hedh në WC

JaponiEpisod i veçantë xhelozie në Japoni, ku një 24-vjeçar është hakmarrë ndaj të dashurit të gruas, duke i prerë organin gjenital. Ngjarja ka ndodhur në Tokio. I riu, i diplomuar në një universitet lokal, ka hyrë në zyrën e konsulencës ligjore të rivalit të tij në dashuri, një avokat 42 vjeç. Aty, Ikki Kozukai, emri i protagonistit, ka sulmuar burrin duke e goditur me forcë, pastaj e ka shtrirë në tokë dhe më pas ia ka prerë organin gjenital me një palë gërshërë të mëdha që përdoren për prerjen e barit. I riu, i cili ka treguar se ishte një boksier profesionist, e ka hedhur më pas në WC. Në vendngjarje mbërritën disa agjentë të policisë së metropolit, të cilët morën në pyetje agresorin. Bashkëshorti i tradhtuar, ka treguar menjëherë që e kishte rrahur të dashurin e gruas së tij dhe ka pranuar se ndërsa avokati ishte i shtrirë në tokë, i ka hequr pantallonat dhe është hakmarrë. Viktima është shtruar me urgjencë në spital në gjendje shqetësuese për shkak të humbjes së gjakut, por jo në rrezik për jetën.

 

Please follow and like us: