Albspirit

Media/News/Publishing

Xhorxhia, ekzekutohet gruaja e parë në 70 vitet e fundit

Megjithë apelin dhe mobilizimin e shoqërisë civile dhe opinionit publik, në shtetin amerikan të Xhorxhias u ekzekutua sot një grua, e cila u gjet fajtore për vrasjen e të shoqit. Për parandalimin e ekzekutimit, nuk ka mjaftuar as apeli personal i Papa Françeskut për ta lënë atë të jetojë.

Kelly Gissendaner u ekzekutua sot në mëngjes me injeksion vdekjeprurës në një burg pranë Atlantës.

XhorxhiaNë vitin 1997, ajo u dënua për komplot për vrasje, që rezultoi në vdekjen e bashkëshortit të saj. Vrasja u krye nga i dashuri i saj, Gregory Owen, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Fëmijët e Kelly Gissendanerit shkuan dje para Bordit të Faljes dhe Lirimit me Kusht të Xhorxhias, për të kërkuar që nënës së tyre t’i falet jeta, por kërkesa e tyre u refuzua. Ky është ekzekutimi i gruas së parë në 70 vitet e fundit në Xhorxhia.

Please follow and like us: