Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani pranon se njeh 35 gjyqtarë të korruptuar!

“Ylli Manjani shpreson ende se këtë vit do të miratohet reforma në gjyqësor për të luftuar korrupsionin”.

Me këtë fjali e nis gazeta “Der Standard” e Austrisë një intervistë me ministrin tonë të Drejtësisë, Ylli Manjani. I pyetur se sa gjyqtarë janë të korruptuar, ai thotë se mund ti nxjerrë me lehtësi emra te disa prej tyre.

“Shumë lehtë mund të identifikojnë 35 gjyqtarë nga 300. Ne duhet që fillimisht të pastrojmë shtëpinë tonë dhe të ofrojmë shpresën për të ardhmen”, thotë Manjani, duke folur për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Ministri i Drejtësisë është pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që shqyrton çështjet disiplinore për gjyqtarët. Në mbledhjet e KLD Manjani nuk ka ngritur shqetësimet e tij për 35 gjyqtarët e korruptuar që vazhdojnë punën në Shqipëri. Sipas asaj që thotë për gazetën austriake, ministri pret që gjyqtarët të ndëshkohen pas reformës në drejtësi.

 

Please follow and like us: