Albspirit

Media/News/Publishing

Avioni i EgyptAir: Hetuesit francezë kapin sinjalet e kutisë së zezë


Ilustrim

Hetuesit francezë kanë konfirmuar se një anije franceze ka marrë sinjale që janë lëshuar nga njëra kuti e zezë e avionit të linjës ajrore EgyptAir, i cili është rrëzuar në Detin Mesdhe në muajin maj.

Sinjalet janë kapur nga anija Laplace, e cila po bën kërkime në Mesdhe.

Në incidentin e 19 majit kanë humbur jetën të 66 personat që kanë qenë në bord.

Autoritetet duan të gjejnë kutitë e zeza, me të dhënat e regjistrimit, me qëllim që të përcaktojnë shkakun e rrëzimit të avionit.

Avioni ka qenë duke udhëtuar nga Parisi për në Kajro dhe është rrëzuar pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit.

Please follow and like us: