Deklaratë noteriale për 720 banorë në Tiranë
Në rast mosrespektimi të këtij afati, banorët nuk do të kenë më mundësinë të përfitojnë zbritjen e përcaktuar, por vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë. Po kështu, njoftohet se në zbatim të ligjit, ata gjithashtu do të përfitojnë edhe një zbritje në masën 10 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore, si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike. Respektimi i këtyre afateve për t’u paraqitur në zyrat e ALUIZNI-t vjen edhe si kërkesë e këtij institucioni. Menjëherë pas likuidimit të faturës së parcelës ndërtimore, ALUIZNI, garanton pajisjen me leje legalizimi brenda ditës.
Vetëdeklaruesit
Qytetarët vetedëklarues, të cilët gëzojnë statusin paraplegjik, tetraplegjik apo të verbër e përfitojnë të gjithë procesin falas, përfshirë edhe truallin, i cili u kalohet në pronësi falas. Qytetarët vetëdeklarues, të cilët kanë në gjendjen e tyre familjare persona me statusin paraplegjik, tetraplegjik apo të verbër përfitojnë blerjen e truallit me gjysmën e vlerës së përllogaritur, pra përveç zbritjes që aplikohet për të gjithë qytetarët -20 për qind për pagesë të menjëhershme dhe -10 për qind për energjinë elektrike, ata përfitojnë drejtpërdrejt edhe -50 për qind zbritje nga vlera e përllogaritur e truallit. Institucioni njofton qytetarët se detyrimi i tyre për të paguar vlerën e parcelës ndërtimore është një detyrim ligjor që duhet respektuar. Në rast mosplotësimi të dokumentacionit që duhet dorëzuar prej tyre, veçanërisht dokumentacioni financiar, brenda 6 muajsh nga njoftimi, ALUIZNI informon Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të vepruar, sipas legjislacionit përkatës deri në shembjen e ndërtimit të tyre informal.
Ndërtuan disa herë pa lejë, deklaratë noteriale për 720 banorët në Tiranë by Alimemaj Jolahttps://www.scribd.com/embeds/313882114/content?start_page=1&view_mode=scroll&access_key=key-IBaaN0t3aNuJfma5nDTN&show_recommendations=true