In memoriam revolta e Spaçit
Alex De Tocqueville do të shkruante “që kur e shkuara resht së hedhuri dritë mbi të ardhmen, mendjet e njerëzve do të enden në errësirë” dhe në mendje më erdhi kjo shprehje jo kaq rastësisht, meqë sot pakkush kujtoi Revoltën e Spaçit. Pakkush përmendi përpjekjen e atyre shqiptarëve të burgosur në gulagun komunist, mes të cilëve shumica qenë intelektualë.
Sot u harrua të kujtohej ndërmarrja e atyre që mposhtën frikën duke u ngritur ndaj tiranit dhe sistemit të tij aq sa mundën të ngrinin flamurin shqiptar pa yllin komunist mbi krerët e shqiponjës brenda burgut famëkeq. Duke qenë ato mbartësit e përçuesit e vërtetë të idealit të lirisë.
Në kujtim të kësaj revolte, në respekt të thellë për ato heronj që guxuan të ngriheshin ndaj tiranit gjakatar, kjo ditë duhet të ishte koha më e mirë për të reflektuar të djeshmen, të tashmen dhe të ardhmen.
Spaçi dhe revolta e të burgosurve duhet për herë të na kujtojë atë çfarë Doris Lessing fort bukur e shkruan “Çfarë njerëzish të mrekullueshëm kanë përndjekur e vrarë regjimet komuniste. Duket sikur ajo që ata donin të zhduknin ishte thjeshtë përsosuria”.
Ne foto dhoma e takimit ne burgun e Spacit ku anetaret e familjes mund te takoheshin me te burgosurit, qe e ndare nga nje mur dhe takimi nuk zgjaste me shume se sa 10 minuta. Hyrja ne te majte per familjaret dhe ne te djathte per te burgosurit. Foto nga Marco Mazzi, 2014