Kryen marrëdhënie seksuale në shkollë, pezullohen drejtoresha dhe mësuesi
Drejtoresha e një shkolle është pezulluar nga puna, pas dyshimeve se ka kryer marrëdhënie seksuale në mjediset e shkollës me një prej mësuesve.
Komuna e Shtimes në Kosovë ka pezulluar nga puna drejtoreshën e shkollës së mesme të ulët (SHMU) “Emin Duraku” në Shtime A.S. dhe një mësimdhënës në këtë shkollë B.D., për të cilët dyshohet se pak ditë më parë kanë kryer vepër seksuale brenda objektit të shkollës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtoria e Arsimit e Shtimes i ka pezulluar dy të dyshuarit për një masë të përkohshme tremujore, deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.
Please follow and like us: