Pakistanezja digjet e gjallë pasi refuzon martesën
Një grua pakistaneze ka vdekur pasi është torturuar dhe vënë në flakë, kanë bërë të ditur të afërmit e saj dhe policia.
Maria Sadaqat, 19 vjeçe, është sulmuar nga një grup njerëzish më 31 maj, pasi ka kundërshtuar një propozim për martesë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Deval, jashtë kryeqytetit Islamabad.
“Ajo është torturuar keq dhe është djegur e gjallë”, ka thënë xhaxhai i Sadaqatit, Abdul Basit.
“E kemi sjellë në spital në Islamabad, por ka vdekur nga plagët”, ka shtuar ai.
Basit ka thënë se mbesa e tij është sulmuar nga drejtori i një shkolle private, ku ajo ka punuar më herët, dhe shoqëruesit e tij, pasi vajza ka refuzuar propozimin për martesë nga djali i tij.
Policia ka thënë se një i dyshuar është arrestuar.
Vendimet e vajzave në dashuri dhe martesë shepesh mund t’i bëjnë ato caqe të dhunës në Pakistan.