Albspirit

Media/News/Publishing

Zv/ministri i Brendshëm i dënuar me 4 vjet për trafikim makinash. Çështja u pushua nga Prokuroria

Zv/ministri i Brendshëm i dënuar me 4 vjet për trafikim makinash. Çështja u pushua nga Prokuroria

Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko, ka qenë i dënuar me 4 vjet burg, një vendim që më pas është prishur për shkak se prokurori i çështjes e tërhoqi akuzën kur ajo ishte shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dënimi i është dhënë më 16.02.2006 nga Gjykata e Faktit në Tiranë, për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura. Ai është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 20.09.2006.

Por më 18.04.2007 Gjykata e Lartë i prish vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit dhe e rikthen çështjen në Shkallën e Parë për rigjykim.  Më 05.03.2008 Gjykata e Shkallës së Parë ia kalon aktet e cështjes organit të prokurorisë për hetime të mëtejshme. Gjashtë muaj më vonë prokurori e tërheq akuzën.

Ilir Marko i ka shënuar këto dënime në formularin e vetëdeklarimit në bazë të ligjit të dekriminalizimit.Ilir Marko, gjatë kohës së zhvillimit të procesit gjyqësor punonte te një kompani private e telefonisë fikse. Pas vitit 2013 ai punoi në Ministrinë e Brendshme dhe më 20 janar 2016 u emërua zëvendësministër i Brendshëm, duke zënë vendin e Ilir Mustafarajt, i cili doli në pension.

 

 

Please follow and like us: