Albspirit

Media/News/Publishing

9 universitete kineze, në toplistën botërore

The Times Higher Education (THE) publikoi në fillim të majit listen e universiteteve më të mira në botë, në të cilën për here të pare 9 universitete kineze renditen ndër 100 më të mirët. Universiteti Tsinghua i Pekinit renditet në vend të 18 në listë ndërsa pasohet dhe nga shkolla të tjera të larta të pjesës kontinentale të Kinës si Universiteti Fudan, Universiteti Jiao Tong i Shangait apo Universiteti i Zhejiangut.

Listës së THE i bashkohen dhe 3 universitete hongkongase, ndër të cilat Universiteti i Hong Kongut, Universiteti kinez i Hong Kongut dhe Universiteti i Shkencës dhe i Teknologjisë si dhe Universiteti Kombëtar i Tajvanit. Kështui në listen prej 100 universiteteve më të mira në botë 9 janë universitete kineze.

Përfasaqësuesi i listimit THE, Phil Baty thekson lidhur me këtë renditje se është mjaft pozitiv niveli universitar i Kinës. Ai tregon se që nga viti 1990 ky institucion ka vëzhguar nivelin e arsimit të lartë në Kinë duke konstatuar se është investuar shumë në fushën e arsimit si dhe reformat e kryera kanë bërë që aktualisht shkollat e larta kineze të konkurojnë denjësisht në nivel botëror. Baty nënvizon se në bazë të të dhënave të mbledhura prej tyre para shpalljes së listës vërehet se Kina ka arritur në elitën e universiteteve botërore. Në listen e sivjetme universitare nuk ka ndryshime të mëdha në renditje, krahasuar me vitet e fundit. Sërish kryeson Universiteti i Harvardit dhe 43 universitete të tjera kanë ruajtur të pandryshuara renditjet nder 100 shkollat e larta më të mira në nivel global. Lista tregon se universitetet amerikane dominojnë vendet e para të saj. Britania e Madhe renditet në vend të dytë me 10 universitete të dalluara për cilësinë e tyre, ndër të cilët Universiteti i Cambridge-t dhe ai i Oxford-it, të renditur përkatësisht në vendet e 4-t dhe të 5-të.

Në përgjithësi në listim janë përfshirë 18 universitete aziatike . Hartuesit e listës shprehen mjaft positive për arritjet e viteve të fundit të universiteteve aziatike në përgjithësi, duke veçuar rritjen cilësore të universiteteve të Kinës.

Joshua Mok Ka-Ho,zëvendëskryetar dhe profesor i politikave krahasuese në Universitetin Lingnan të Hong Kongut, duke komentuar listen e sivjetme të universiteteve botërore thotë se “Performanca aziatike reflekton investimet e mëdha në fushën e arsimit, si dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore të universiteteve. ”

Sondazhi për përzgjedhjen e universiteteve u krye gjatë 3 muajve të pare të këtij viti dhe në të janë përfshirë 10.323 akademikë nga 133 vende të botës. (Eda Merepeza)

Please follow and like us: