A po tentohet mjegullimi i videos erotike të ministrit shqiptar
A po tentohet mjegullimi i videos erotike të ministrit shqiptar (shikoni foton e “skandalit”)
Prej kohësh qarkullonin zërat se një videoseksi që ka në qendër një ministër shqiptar qarkullonte në Tiranë. I pari që foli publikisht për të ishte ish-kryeministri Sali Berisha në sallën e Kuvendit. Pas skandalit me kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili ai tha në sallën e kuvendit se pritej publikimi i një videoje tjetër ku përfshihej një ministër. Këtë e forcoi edhe në një intervistë televizive. Dalja e lajmit se ministri i Brenshëm Saimir Tahiri është përgjuar në zyrën e tij shtoi zërat këtë të enjte.
Në disa portale po shkruhet se bëhet fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth 1 vit më parë dhe që një prej tyre përmban skena të forta erotike të një ministri emri të cilit nuk bëhet publik. Sipas këtij varianti ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë.
Megjithatë lapsi.al mësoi se ngjarja mund të mos jetë aq e hershme, por e këtij viti dhe nuk dihet përse kjo po tentohet largimi i saj në kohë. Nuk dihet as autenticiteti i fotos se publikuar me poshte së bashku me lajmin.
Ka një variant që ministri në fjalë ka kontaktuar me një qendër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë. Qendra e masazhit ka “ofruar” një vajzë e cila është transportuar për në zyrën e tij. Të njëjtat burime bënë me dije se vajza është transportuar gjithmonë me makinën e ministrit. Takimet e shpeshta të vajzës tepër simpatike me ministrin për shërbimin e masazhit, u kthyen në një lidhje pasionante mes zyrtarit të lartë dhe masazhatores.
Sipas këtij varianti ka dyshime se vajza që ofronte masazhin ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të një vendi partner. Pas rekrutimit nga institucionet e huaja të shërbimit sekret, vajza masazhatore mendohet të ketë nisur përgjimet dhe filmimet ndaj ministrit. Në pjesën më të madhe të filmimeve, bisedat mes ministrit dhe vajzës janë intime por ka disa raste ku biseda është fokusuar tek çështjet e ministrisë. Nëse ky variant do të verifikohet do të ishte skandali i dytë më i madh seksual i një zyrtari të kësaj mazhorance.