Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada Ruse në Tiranë: Ja e vërteta e bombardimeve tona në Siri

13331124_1038313409595772_6380591635869640107_nAmbasada Ruse në Tiranë është e habitur nga materiale të publikuara kohët e fundit në disa media shqiptare, për viktima civile gjoja të shkaktuara nga bombardimet e aviacionit rus në qytetin sirian Idlib.

Të dhënat e publikuara nuk kanë lidhje me realitetin dhe përbëjnë një dezinformacion të pastër.

Sipas njoftimit te datës 31 maj 2016 të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Forcat Ajroro-Kozmike ruse nuk kanë kryer asnjë veprim, as sulm në provincën Idlib.

Të gjitha sulmet ishin ndërmarrë në rajone të tjera të Sirisë dhe vetëm kundër objekteve të infrastrukturës ushtarake dhe të industrisë së naftës të grupeve terroriste.

Duket i çuditshëm fakti që mediat shqiptare vazhdojnë t’i referohen “Observatorit sirian për të drejtat e njeriut”.

Ambasada rikujton se kjo organizatë me seli në Londër përbëhet nga 2 veta dhe drejtohet nga pronari i një lokali Rami Abdulrahman – shtetas i Britanisë së Madhe, banues i përhershëm në Londër që nuk ka as kualifikim për gazetari ose drejtesi, as madje arsim të mesëm.

Është e qartë se kjo organizatë në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si kompenente dhe të mirinformuar.

Ambasada i bën thirrje komunitetit të gazetarëve shqiptarë për profesionalizëm dhe thekson se mediat serioze (Ambasada i cilëson shumicën e mediave shqiptare si të tilla) perdorin vetëm informacione të verifikuara.

Për të marrë informacione të besueshme lidhur me operacionin e Forcave Ajroro-Kozmike ruse ne Siri, sugjerojmë të përdoren të dhënat zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që gjenden në akses të hapur tek faqja “syria.mil.ru”.

Po ashtu, edhe Ambasada është gjithmonë e hapur për bashkëpunim me të gjitha mediat shqiptare për sa i përket dhënies së informacioneve aktuale mbi situatën në Siri.

 

Please follow and like us: