Albspirit

Media/News/Publishing

ARRATISET ELVIS RROSHI

 

Elvis Rroshi nuk ndodhet në Shqipëri që nga momenti që Prokuroria ka lajmëruar nisjen e cështjes penale ndaj tij.

Ai është larguar me justifikimin se po punon em avokatët e tij për të rikthyer cështjen që lidhet me dënimin për përdhunim në vitin 1994 në Itali.

Ish-Kryeministri berisha thotë se ai u ndihmua nga Edi Rama të largohej nga Shqipëria pak caste para se të vendosej për cështje penale ndaj tij.

“Edvin Shullazi thellon krimin e tij. Ai arratis para arrestimit Ervin Roshin si Arben Frrokun dhe Ediskobarin!

Te dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu per vite dhe mashtroi qytetaret e Kavajes dhe mbare Shqiperise per krimin e Ervinit/Elvisit te tij te dashur, e nisi kete te fundi sapo prokuroria hapi çeshtjen penale, njelloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashte shteti per te shpetuar nga arrestimi i prokurorise per fshehjen e krimit.

I bej thirrje prokurorise te hape ceshtje penale ndaj Edvin Shullazit per fshehjen per disa vite te krimit te Ervinit dhe favorizimin e arratisjes se tij!”, shkruan Berisha.

Sipas ligjit shqiptar, një person për të cilin ka nisur hetimi penal nuk mund të largohet nga vendi.

Please follow and like us: