Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkia Korçë/ Tenderin 113 milionë lekë ja jep ofertuesit të vetëm me 99.9% të vlerës

Bashkia Korçë/ Tenderin 113 milionë lekë ja jep ofertuesit të vetëm me 99.9% të vlerës

Bashkia Korçë ka zhvilluar një tender i cili paraqet një fenonem tepër shqetësues, të trajtuar dhe denoncuar edhe më parë nga citynews. Bëhet fjalë për dhënien e tenderit ofertuesit të vetëm në garë, me 99.9% të vlerë.

Procedura e Prokurimit Publik është zhvilluar në 13 Maj 2016, ndërsa shpallja e fituesit është kryer në datën 24 të po të njëjtit muaj. Ndërkohë tenderi ka për objekt Ruajtjen e objekteve të Bashkisë Korçë për një periudhë kohore prej 7 muajsh.

Fitues me 99.8% të vlerës

Fondi limit i përcaktuar nga autorititeti më i lartë vendor i Korçës është 11.331.663 lekë të reja. Siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, ofertuesi është shpallur fitues me 11.315.500 lekë të reja. Pra rezulton se fituesi ka paraqitur ofertën dhe do jetë autoritetet kontraktues me 99.9% të vlerës. Ndërkaq, referuar publikimit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike, mësohet se burimi i financimit do të jetë nga të ardhurat e Bashkisë Korçës.

Fituesi, ofertuesi i vetëm

Favorizimi i subjekteve të veçanta të lidhura me pushtetin ose afër tij, duke ju dhëne tendera me vlere maksimale, është denoncuar shpesh nga citynews. Në garën për “Ruajtjen e objekteve të Bashkisë Korçë”, ka marrë pjesë vetëm një ofertues, i cili është shpallur fitues, madje me 99.8% të vlerës.

Në rast se i hedh një sy tenderave të tjerë në institucionet e Korçës apo kudo në Shqipëri për rruajtijen e objekteve janë me dhjetra ofertues. Në Korçë ka disa subjekte që ofrojnë këtë lloj shërbimi, por tek Bashkia Korçë nuk paraqiten dhe tenderi fitohet me vlerë maksimale. Këtu s’ka vend për dyshime po për hetime nga institucionet përgjegjëse/citynews

njof 1njof 2

 

Please follow and like us: