Albspirit

Media/News/Publishing

Ben Blushi trondit PS-në: Si e vumë përdhunuesin në krye të Bashkisë?

Këtë radhë Ben Blushi në sallën e parlamentit ka shpërthyer si kurr më parë, Blushi në flajën e tij është fokusuar tek dorheqja e Elvis Roshit si kryebashkiak i Kavajës. Ai akuzoi Ramën dhe tha se “Rilindja ka vënë në poste të larta drejtuese përdhunues dhe kriminelë”, duke ngritur pyetjen se; A kemi profesor ne?

Blushi u është drejtuar kolegëve të tij të mazhorancës, duke i pyetur nëse mbrojnë përdhunuesin si model. Sipas tij, atë që shoqëria dhe drejtësia italiane e dënoi si përdhunues, në Shqipëri Rroshi zgjidhet kryetar Bashkie në Kavajë.

Ai mori shembullin e një rasti në Amerikë kur mafia që drejtonte qytetin, pasi e bëri atë luksoz, u dënua. Ndërsa në Shqipëri një përdhunues u vu kryetar Bashkie.

“Shoqëritë kanë një vijë të qartë ndarje mes të ndershmes dhe të pamoralshmes. Shoqëritë e përparuara nuk e kthejnë vesin në standard. Ky debat ka shumë kuptim sot ën Shqipëri. Ajo që ka ndodhur ditët e fundit me Roshin është dëshmi e pastër e degradimit të moralit politik. Unë skam asgjë me ish kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Ai bëri atë që dinte të bënte në jetë. Ne e morëm dhe e bëmë ajkën e shoqërisë. Nuk ka në këtë vend profesionistë, nuk ka njerëz të ndershëm, nuk ka profesorë, por ka përdhunues që duhet të zgjidhen kryetarë bashkie. Vëtëm në Shqipëri ndodh që nga burgu të vishesh në jë detyrë të lartë publike. Ky është dëmi më i madh që rilindja i ka bërë shqipërisë, ky është dëmi më i madh që rilindja i ka bërë Partisë Socialiste”, eshte shprehur Blushi..

Please follow and like us: