Ato mund të përbëjnë një ndër ushtritë më besnike në botë. Këto bletë kanë qëndruar me devotshmëri për dy ditë me radhë mbi këtë makinë, për të shpëtuar mbretëreshën e tyre nga kjo fortesë hekuri. Mjeti i përkiste një të moshuare 68-vjeçare, e cila nuk e dinte që kishte marrë me vete “pasagjeren” e vogël, kur shkoi të vizitojë një rezervë natyrore. Më pas ajo ndaloi në një dyqan dhe pa mijëra bletë pranë makinës së saj. Ajo njoftoi autoritetet që merren me ruajtjen e mjedisit dhe ata u kujdesën që të hiqnin prej aty bletët, në mënyrë të kujdesshme. Por ditën tjetër ato ishin kthyer sërish. Atëherë një prej bletërritësve të qytezës, tha që bletët ndjekin gjithmonë mbretëreshën dhe se ndoshta ajo mund të ishte në makinë.