Albspirit

Media/News/Publishing

Bushati, vizitë në Selinë e Shenjtë

0f007507-6cd7-4510-be7d-f5a8569bf260Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë ku, përveç takimit me homologun e tij Mons. Paul Richard Gallagher, Sekretar i Marrëdhënieve me Shtetet, ai pati edhe një audiencë me Papa Franceskun.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe midis vendit tonë dhe Vatikanit teksa festojmë 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në takimin me Mons. Gallagher, Ministri Bushati, vlerësoi jehonën mbresëlënëse dhe gjurmët e thella që la në Shqipëri vizita e Papa Franceskut.

b2fd98ba-6f42-4ecb-ae70-f3eed2cec794“Jemi të ndërgjegjshëm se Marrëdhëniet e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale. Shenjtërimi i Nënë Terezës në shtator të këtij viti dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës katolike shqiptare nga Papa Francesku përbëjnë frymëzim për të gjithë shqiptarët dhe forcojnë marrëdhënien tonë të privilegjuar me Selinë e Shenjtë” u shpreh Ministri Bushati.

Në takimin me Mons. Gallagher, Ministri Bushati falënderoi Selinë e Shenjtë për nismat dhe projektet e realizuara në arsim, shëndetësi, ndihmë sociale në vendin tonë duke dëshmuar një mbështetje konsistente për rimëkëmbjen e vlerave evropiane dhe progresin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve në rajon.

e8a4948c-3bd3-4afd-8f23-bbffdff0d056Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në Rajon, vëmendjen e veçantë të Vatikanit për proceset integruese të të gjitha vendeve të rajonit, duke përfshirë Kosovën, por edhe mbi aktualitetin ndërkombëtar.

“Bashkëpunimi i iniciuar vitin e kaluar me një grup vendesh partnere, duke përfshirë Selinë e Shenjtë, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ka pasur efekte konkrete dhe pozitive”, tha Ministri Bushati.

Në audiencën me Papa Franceskun, Ministri i shprehu Atit të Shenjtë mirënjohjen për dashamirësinë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që ai i ka dhënë popullit dhe Kombit shqiptar si një sinjal i qartë pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve tona.

“Ju jemi mirënjohës që flisni në emër të lirisë, paqes dhe dinjitetit njerëzor. Suksesi i lidershipit tuaj moral përbën një inkurajim për të gjithë shqiptarët”, theksoi Ministri Bushati.

Ministri Bushati merr pjese ne takimin e shqiptarëve të Italisë “Jam shqiptar”

1654f52c-8f83-43ec-9845-9e80ed27c493Nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe në bashkëpunim me Zyrën IOM Tiranë, në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parë të Diasporës dhe implementimit të projektit për “Shfrytëzimi i ndikimit pozitiv të Diasporës Shqiptare në zhvillimin e vendit”, u zhvillua në Romë, në datën 1 qershor 2016, takimi i shqiptarëve të Italisë “Jam shqiptar”.

Punimet, të cilat u asistuan edhe nga zyra IOM Tiranë, u fokusuan në rolin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e çështjeve më të rëndësishme të identifikimit dhe shfrytëzimit të kapaciteteve, duke rritur ndërgjegjësimin për vlerat dhe rolin unik të Diasporës shqiptare në angazhimin si partnere në zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të vendit.

db7c86d8-c876-4fe4-941b-edf2287de3f9Takimi i komunitetit shqiptar të Romës i dha jehonë përgatitjeve për Samitin e parë të Diasporës që do të zhvillohet në muajin nëntor në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Komuniteti shqiptar në Itali u përshëndet nga Ministri Bushati, i cili falënderoi të pranishmit për kontributin që kanë dhënë në zhvillimet politike, shoqërore e ekonomike të vendit.

Në punimet e takimit të Romës, morën pjesë personalitete me zë të botës shqiptare dhe arbëreshe, grupet e interesit që përfaqësojnë komunitetin e biznesit, shoqatat kulturore dhe pushtetin vendor të komunave arbëreshe, si dhe personalitete të tjera.

db7c86d8-c876-4fe4-941b-edf2287de3f9Gjatë takimit, Ministri Bushati theksoi rolin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve në Itali, ku ndërthuren kultura e kontributi i pazëvendësueshëm arbëresh në mbrojtjen e vlerave, emancipimit dhe zhvillimit të identitetit arbëror, me dinamizmin e energjinë e komunitetit shqiptar që jeton, punon e studion në Itali.

Krahas strukturimit të punës me diasporën shqiptare, Ministri Bushati prezantoi edhe punën e bërë lidhur me reformën në vijim të shërbimeve konsullore. Kjo reformë ka prekur në veçanti shqiptarët në Itali, ku, ndër të tjera, është mundësuar edhe shërbimi i marrjes së certifikatave pranë konsullatave shqiptare në Itali. Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë intensivisht përpjekjet e saj që kjo praktikë e suksesshme në Itali, të mundësohet edhe për shqiptarët që banojnë e punojnë në vende të tjera. Përmirësimi i shërbimeve konsullore synon rritjen e profesionalizmit, të cilësisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Please follow and like us: