Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë sulme po përgatit Rusia në Maqedoni dhe Ballkan?

SELIM IBRAIMI-Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim-Maqedoni (CSSD)

Infrastruktura e energjisë është e lidhur ngushtë me internetin dhe sulmet kibernetike nga kundërshtarët tejmase kanë prekur sigurinë kombëtare.
Sulmet kibernetike janë një konflikti i bazuar në internet që përfshin sulme të motivuara politikisht në sistemet e rrjetit informacionit dhe të infrastrukturës kritike.
Sulmet kibernetike mund të çaktivizojnë faqet zyrtare, rrjetet infrastrukturore, shërbimet themelore, të vjedhin të dhënat e klasifikuara, dhe të dëmtojnë sistemet financiare – dhe shumë mundësi të tjera me pasoja të paparashikuara për sigurinë kombëtare. Agjencitë qeveritare shpenzojnë miliarda dollarë për të mbrojtur sistemet.
Në Ballkanin Perëndimor, shtetet në të ardhmen do të përballen me rreziqet kibernetike që mund të vijnë nga Rusia dhe aktorët jo shtetërorë.

Hyrje

Mënyra e luftërave të ardhshme do të varret se si do të bëhet sulmi paraprak.
Fundi i luftërave kibernetike do të definojë fituesin dhe kjo temë mbi sigurinë është aspekti strategjik i të gjithë liderëve dhe ekspertëve të sigurisë kombëtare.
Kërcënime të mundshme mund të vijnë nga Rusia drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor pas pezullimit të gjeopolitikës së tubacioneve në Gadishullin Ballkanik pra si të “Rrjedhës Jugore”.
Siguria kibernetike ka arritur të jetë një shqetësim nëpër institucionet e sigurisë kombëtare të SHBA-së, BE-së, Kinës, Rusisë dhe kombeve tjera në zhvillim.
Përveç kësaj, Komuniteti Inteligjent i Amerikës, në raportin e fundit të vitit 2016, ka rritur shqetësimet për kërcënimet e sigurisë ndaj aleatëve evropianë nga ana e Inteligjencës Ruse dhe institucioneve të saja kibernetike.
Sulmet kibernetike mund të vijnë nga Rusia dhe Kina, dhe ky status i ri ka vendosur sigurinë kombëtare në rrezik dhe me prirje për të shkatërruar infrastrukturën e energjisë së BE-së apo edhe të vendeve aleate të SHBA-ve në Ballkan dhe në Evropën Lindore.
Në fushatat ushtarake që Rusia është duke i zhvilluar rreth Evropës dhe në Lindjen e Mesme, ky lloj i kërcënimit duhet të merret seriozisht. SHBA dhe NATO i kanë forcuar pozitat me tre batalione shtesë në Evropën Lindore, por kjo nuk ka të bëjë me parandalimin e ndonjë sulmi të mundshëm kibernetik që mund të vinte nga Rusia.

Luftërat tradicionale

Sun Tzu (544-496, p.e.s) i është referuar faktit, se “forma më e mirë e luftës për të mposhtur armikun është pa luftuar me të”.
Me kalimin e kohës, teoritë mbi luftën kanë evoluar, nocioni ka fituar shtytje, sidomos me gjenezën e luftës në hapësirë dhe asaj kibernetike në sistemet aktuale të infrastrukturës kritike.
Kjo ishte hera e parë që Sun Tzu përmendi nocionin: “Pushtoni armikun pa luftuar më të”.
Por e gjithë kjo teori mbi luftën kibernetike sot nuk mund të përkufizohet as në hapësirë përshkak se sulmet kibernetike nuk kanë kufijë dhe nuk ka përkufizim apo ligj mbi të.3
Siguria kibernetike është bërë një zonë me interes të madh në shekullin e 21.
Sa i madh është ky kërcënim për SHBA dhe për komunitetin ndërkombëtar?
Praktikuesit e sigurisë kibernetike dhe ekspertët kanë disa ide, por ka një shkallë e hiperbolë që rrethon këtë çështje. 1
Sigurimi i energjisë për SHBA, është kapaciteti për konsumatorët amerikanë, individëve, organizatave, korporatave apo agjencive qeveritare-për të pasur qasje në furnizimin me energji të përhershme.6
Fatkeqësitë natyrore, biokimike dhe veprimet ushtarake, janë të gjitha kërcënime të mundshme ndaj sigurisë së energjisë për SHBA-të dhe për shtetet e bllokut të NATO-s.
Prodhimi i energjisë në SHBA po ndryshon, megjithatë kjo po ndikon se si SHBA i plotëson nevojat e saja energjetike.
Për më tepër SHBA të- a kanë nevojë për burime të energjisë nga vendet e tjera?
Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, shtetet ose qeveritë shkojnë në luftë për burime. Luftërat ndodhin për shkak të mungesës së burimeve natyrore.
Qeveria e SHBA-së ka buxhetuar 14 miliardë dollarë për sigurinë kibernetike për vitin fiskal 2016, dhe në këtë mënyrë, ky kërcënim është duke u marrë seriozisht në nivelet më të larta të qeverisë.4

Ballkani: Energjia dhe siguria kibernetike

Konfliktet rreth shpërbërjes së ish-Jugosllavisë kanë dëmtuar pjesën më të madhe të infrastrukturës së energjisë dhe kanë komplikuar e sfiduar furnizimin e sigurtë me energji.
Ballkani Perëndimor i përbërë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova – është një rajon kompleks dhe përballet me probleme të konsiderueshme të energjisë. Sistemet e energjisë elektrike në shumë pjesë të rajonit mbeten të brishta dhe kanë nevojë për investime. 2
Ballkani Perëndimor ka sektorin më të paqëndrueshëm të energjisë. Edhe pse qeveritë pretendojnë se kjo çështje është në rrugë të mirë që të zgjidhet, raportet e konkurrencës së pandershme në tregun e brendshëm, tregojnë se në të ardhmen këto shtete mund të përballen me një krizë, si pasojë e konkurrencës në rritje në shkallë rajonale të tubacioneve të gazit dhe prodhimit të naftës prej fuqive të mëdha. Shpërndarja e pushtetit është bazuar në sistemin e vjetër dhe kjo e bën të ndjeshme infrastrukturën kritike ndaj sulmeve të ardhshme.
Në dekadën e ardhshme deri në 2030, fuqitë perëndimore nuk duhet të nënvlerësojnë rolin e Rusisë në Ballkan edhe pse ekonomia e Moskës është në rënie.
Siç kemi përmendur në analizat tona të mëparshme, Moska ka aftësinë për të sulmuar të gjitha portet kryesore dhe të energjisë së infrastrukturës të shteteve me lidhje të shkëlqyer më SHBA. 5
Në vitet e ardhshme SHBA-ja duhet të shikojnë veçanërisht këtë lloj të kërcënimeve në Evropë. Rusia përveç luftës tradicionale mund të përdor opsionet tjera për të mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë sferës së interesave të BE-së dhe NATO-s. Blloku i Shteteve të Pavarura të Ballkanit (BSHPB) është një ndër platformat ruse.
Kjo na sjell përpara paradoksin e “Paqës se Ftohtë”, së bashku me trendet globale të kërcënimeve kibernetike dhe terroriste.
Rekomandime:

1.Kërcënimet kibernetike duhet të konsiderohen si të jashtëzakonshme. Qëllimet nuk duhet lënë pa u vënë re.

2.Ballkani Perëndimor në shkallë rajonale mund të përballet me sulme nga fuqitë tjera rajonale.

3.Shtetet e Gadishullit Ballkanik duhet të punojnë në përmirësimin e sistemeve me teknologji të re.

4.Armiku potencialisht ka interes ti sulmojë sistemet e vjetra të informacionit.

5.Në fazën fillestare të ndonjë sulmi eventual kibernetik të gjitha burimet shtetërore gjatë fazës së parë të sulmit nuk kanë mundësi për të mbijetuar.
Burime të cituara:

1.Cyber Warfare: Techniques, Tactics and Tools for Security. Jason Andress & Steve Winterfeld. Syngrees, 2011.

2.https://bakerinstitute.org/media/files/Research/e00e5348/Pub-IT-HacksonGas-020514.pdf.Rishqyrtuar më 13 shkurt, 2016.

3.The Evolution of Modern Land Warfare: Theory and Practice. Christopher Bellamy.Taylor&Francis, 1990.

4.The Virtual Battlefield: Perspectives on Cyber Warfare
Christian Czosseck & Kenneth Geers. IOS Press, 2009.

5.http://www.cnbc.com/2015/09/25/biggest-cyberthreats-to-watch-out-for-in-2016.html? slide=2.Rishqyrtuar më 13 shkurt, 2016.

6.https://www.iea.org/publications/freepublications/publication/energy-in-the-Western-balkans.html. Rishqyrtuar më 13 shkurt, 2016.

*Burimet janë të shënuara në gjuhën angleze

Please follow and like us: