Deklarata e komisionit të jashtëm të parlamentit turk
Më poshtë vijon Deklarata e Përbashkët e Anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) në lidhje me projektrezolutën mbi ngjarjet e vitit 1915 që do të diskutohet sot në Parlamentin Federal të Gjermanisë, Bundestag.
Deklarata e Përbashkët e Anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe Lëvizjes Nacionaliste Kombëtare (MHP) në Komisionin e Jashtëm të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) në lidhje me projektrezolutën mbi ngjarjet e vitit 1915 që do të diskutohet sot në Parlamentin Federal të Gjermanisë, Bundestag.
Ne kemi mësuar me keqardhje se më 2 qershor 2016, Bundestagu, Parlamenti Federal të Gjermanisë, do të votojë një projektrezolutë që mbështet pretendimet e pabaza armene për ‘gjenocid’. Ne dënojmë me forcë dhe kundërshtojmë këtë projektrezolutë që falsifikon faktet historike rreth 1915 ngjarjeve dhe nuk është në përputhje me ligjin.
Është krejtësisht e papranueshme që ngjarjet, të cilat kanë ndodhur në kushte shumë specifike të Luftës së Parë Botërore 101 vite më parë dhe që kanë shkaktuar reciprokisht vuajtje të mëdha për turqit dhe armenët, të paraqiten si ‘gjenocid’ duke i trajtuar ato në mënyrë të njëanshme, duke i shtrembëruar dhe duke u nisur nga motive të ndryshme politike subjektive. Kjo projektrezolutë, e cila përbën një nga shembujt më të keq se si ngjarjet e mësipërme politizohen dhe shfrytëzohen në ditët tona, nuk mund ti japë kredi Gjermanisë për justifikime qesharake kinse ligji do të hapë rrugën asaj (Gjermanisë) për të “marrë përsipër përgjegjësinë e saj të veçantë historike” dhe “për të mbështetur turqit dhe armenët për të gjetur rrugët e pajtimit dhe marrëveshjes duke kapërcyer humnerat e të kaluarës”.
Gjenocidi nuk është një nocion që mund të shfrytëzohet për qëllime politike; është një krim, përkufizimi i të cilit në të drejtën ndërkombëtare është bërë në formë të qartë dhe të prerë.
Përveç mungesës së një vendimi të një gjykate kompetente, që i cilëson ngjarjet e vitit 1915 si “gjenocid”, nuk ekziston një konsensus i çfarëdoshëm në lidhje me këtë çështje. Këtë e konfimiron edhe vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut i datës 15 tetor 2015 për rastin Perinçek/Zvicër. Ne besojmë se nisma e Parlamentit Federal të Gjermanisë për ta imponuar një gjë të tillë duke prodhuar një opinion zyrtar të panegociueshëm në lidhje me ngjarjet e 1915-ës, gjë që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian, herët ose vonë do të gjykohet nga populli gjerman.
Thirrja e Bundestagut për të imponuar tek brezat e rinj nëpërmjet sistemit të arsimit këtë rrëfim të shtrembëruar, që është miratuar duke injoruar mendimet dhe kujtesën e qindramijëra qytetarëve gjermanë me origjinë turke, të cilët bëjnë pjesë në mesin e njerëzve që përfaqëson (parlamenti), është një veprim që injoron lirinë e mendimit dhe të shprehjes. Është e pashpjegueshme orvatja për të lënduar në një mënyrë të tillë identitetin e komunitetit turk prej 3 milionësh që jeton në Gjermani me arsyetimin që parashtrohet në projektligj se “rezoluta do të kontribuojë në integrimin e qytetarëve me origjinë turke“. Në të kundërtën kjo nismë e padrejtë dhe të paligjshme do të krijojë një ndikim përçarës në marrëdhëniet mes turqve dhe qytetarëve gjermanë.
Dy kombe që për shekuj me radhë kanë jetuar në paqe dhe sot dy shtete fqinj mund të ndajnë një të ardhme të përbashkët në miqësi dhe bashkëpunim, por kjo mund të arrihet duke e parë historinë nga një perspektivë e drejtë. Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (TBMM) këtë qasje e ka përvetësuar me deklaratën që ka miratuar unanimisht në vitin 2005, dhe ka mbështetur sqarimin e të gjitha aspekteve të këtyre vuajtjeve njerëzore me anë të krijimit të një Komisioni të Përbashkët Historik, i cili do të jetë i hapur ndaj të gjithëve dhe do të punojë mbi baza shkencore në mënyrë që të hetojë lirisht çfarë ka ndodhur në histori dhe për të arritur një pajtim.
Në qoftë se Bundestagu është i sinqertë në dëshirën e tij për të shërbyer në përmirësimin e marrëdhëniet mes Turqisë dhe Armenisë, duhet ta mbështesë këtë iniciativë të Turqisë. Kurse projektligji i lartpërmendur nuk i shërben asnjë qëllimi tjetër përveçse u lë trashëgimi brezave të ardhshëm paragjykime, urrejtje dhe hakmarrje. Nga Bundestagu pritet që “përgjegjësinë historike” ta marrë përsipër jo duke shtrembëruar historinë, duke thelluar ndarjet, por duke mbështetur zbardhjen e të vërtetave historike.
Së fundmi, mosmiratimi në Parlamentin Federal të Gjermanisë (Bundestag) i një projektrezolute të tillë, për të cilën ne jemi të shqetësuar se do të dëmtojë miqësinë dhe aleancën ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, do të jetë treguesi më i rëndësishëm edhe i fitores së gjykimit të shëndoshë.