Albspirit

Media/News/Publishing

Ditari i panjohur i Ana Frank

Ana Frank, fjalë të mëdha edhe për ditët e sotit

“Mendo për gjithë gjërat e vogla që ke përreth, dhe ji i lumtur” – Urtësia e pabesueshme e një vajze, që quhej Ana Frank

1.Mendo për gjithë gjërat e vogla që ke përreth, dhe ji i lumtur

2. Kushdo që është i lumtur, do të bëjë edhe të tjerët të lumtur

3. Ilaçi më i mirë për ata që kanë frikë, janë të vetmuar apo të palumtur është që të dalin jashtë, diku, në nëj vend ku mund të jenë të qetë, vetëm me qiellin, natyrën dhe Zotin. Sepse vetëm atëherë njeriu ndien që gjithçka është pikërisht ashtu si duhet të jetë.

4. Pavarësisht gjithçkaje, unë mendoj se njerëzit janë të mirë në zemër.

5. Sa gjë e mrekullueshme është që askujt nuk i duhet të presë as edhe një moment të vetëm, për t’ia filluar punës që të përmirësojë botën.

6. Gjithësekush ka brenda vetes një lajm të mirë. Lajmi i mirë është se ti nuk e di sa i madh mund të jesh! Sa shumë mund të duash! Sa shumë mund të arrish! Dhe cili është potenciali yt!

7. Unë thjeshtë nuk mund të ndërtoj shpresat e mia mbi një themel konfuzioni, mjerimi dhe vdekjeje… Unë mendoj se paqja dhe qetësia do të rikthehen përsëri.

8. Dembelizmi mund të shfaqet joshës, por puna është ajo që jep kënaqësi.

9. Prindërit mund të japin vetëm këshilla të mira, apo t’i fusin në rrugën e duhur, por formimi përfundimtar i karakterit të një njeriu është në duart e atij vetë.

10. Askush nuk është bërë ndonjëherë i varfër duke dhënë.

11. Nuk mendoj për gjithë mjerimin, por për bukurinë që ende mbetet.

12. Të gjithë jetojmë me objektivin për të qenë të lumtur: Jetët tona janë kaq të ndryshme, por edhe kaq të ngjashme njëkohësisht.

Please follow and like us: