Djali që jeton mes luksit të shfrenuar: Më mban i dashuri miliarder
Djaloshi që shikoni në foto ende nuk i ka mbushur 25 vjeç. Ai quhet Eduard Oliver dhe është lindur në kryeqytetin britanik Londër.
Fëmijëria dhe adoleshenca kanë qenë të zakonshme si për pothuajse pjesën më të madhe të anglezëve.
Por rinia e tij është shndërruar në një periudhë luksi të shfrenuar.
Ed, student i Universitetit Kingston, tregon se ai ndjehet shumë mirë me jetën që po bën, mes luksit pa hesap.
Pohon për mediat e Londrës, se jo vetëm femrat mund të mbahen nga meshkujt me para dhe luks, por edhe vetë çunat.
Edi 24-vjeçar thotë se luksi i shfrenuar me të cilin po jeton, është dhuratë e të dashurit të tij, një pasanik vendas, 56 vjeçar.
Por Ed tërheq vëmendjen se ai nuk është homoseksual. Pohon se bën seks me femra, sikundër bën edhe me dashnorin e tij miliarder, duke shtuar se është biseksual.
Djaloshi thotë se e ka njohur të dashurin e tij 32 vjet më të madh, në një faqe interneti për takime përmes njohjeve online. Burri është i divorcuar dhe fillimisht ka kërkuar prej djalit vetëm favore seksuale, por tashmë prej dy vjetësh, kjo marrëdhënie është thelluar shumë duke u shndërruar në një lidhje ku vazhdimësia shoqërohet me të mira financiare dhe materiale.
Ed nuk komenton shumë mbi këtë raport dhe as nuk dëshiron të zgjatet në përkufizimin se ai është duke shitur trupin e tij…