Dubai fillon ndërtimin e centralit diellor më të madh në botë
/AFP/ – Emirati i Dubait njoftoi sot qëllimin e tij që të pajiset deri në vitin 2030 me një central diellor prej 1000 megavatësh, i paraqitur si më i madhi në botë.
“Faza e parë e projektit pritet të mbyllet në vitin 2021 me një kapacitet prodhimi prej 200 megavatësh (MW)”, njoftoi në një konferencë për shtyp drejtori i Autoritetit të Ujit dhe Elektricitetit në Dubai (DEWA), Said Mohamed al Tayer.
Kjo teknologji mundëson përqëndrimin e rrezeve të diellit drejtpërdrejtë në një absorbues, që e transformon në nxehtësi shumë të lartë dhe më pas në elektricitet.
Please follow and like us: