E rrallë – Administrativja urdhër Nishanit të emërojë Prokuror bashkëshortin e Ermonela Felaj
Presidenti nuk e ka pranuar kërkesën për ta emëruar si prokuror, por këtë të drejtë ia ka dhënë Gjykata Administrative, e cila madje me një vendim të saj urdhëron Kreun e Shtetit ta emërojë në detyrën e prokurorit.
Bëhet fjalë për bashkëshortin e ministres së Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Ermonela Felaj, Bledar Valikaj, i cili i është drejtuar Gjykatës Administrative duke ankimuar veprimin administrav të Presidentit, i cili ka rrëzuar në heshtje kandidaturën e tij të propozuar nga Prokurori i Përgjitshme, Adriatik Llalla për t’u emëruar prokuror në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Kukës .
Por pavarësisht se vetë Valikaj i kishte kërkuar gjykatës që vetëm të detyrojë Presidentin të shprehet gjykata ka kaluar më tej duke vendosur madje të urdherojë Kreun e Shtetit të emërojë prokuror.
Vendimi është shpallur në 23 maj të këtij viti dhe nesë do të ngelet ne fuqi edhe nga shkallët e tjera te gjyqësorit do të përbëjë nje precedent në rast të kësaj natyre.