Flet modelja që u dënua me burg pasi ‘ofendoi’ Erdoganin
Ish-Miss Turqia Merve Büyüksaraç thotë se ka ‘humbur besimin’ në sistemin turk të drejtësisë, pasi një gjykatë lokale e dënoi atë me burg për ‘ofendim’ të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
“Mund të them se e kam humbur besimin në sistemin e drejtësisë së Turqisë”, tha Büyüksaraç për Sputnik.
Modelja u dënua me dy muaj dhe 17 ditë burg për ‘ofendim’ të Erdogan nëpërmjet një publikimi në Instagram.
Please follow and like us: