Albspirit

Media/News/Publishing

FRANCË – Muzeu i Luvrit në rrezik përmbytje

Për shkak të motit shumë të keq në Francë, muzeu i Luvrit, sikurse “Musée d’Orsay”, është në gjendje alarmi përballë rrezikut për përmbytje për shkak të fryrjes së lumit të Senës. Për pasojë, muzeu i madh parizian nesër do të qëndrojë i mbyllur për të evakuar veprat që nodhen në zona që mund të përmbyten. Janë me dhjetëra qytetet në emergjencë me skuadrat e shpëtimit që po punojnë për të shpëtuar personat e mbetur të bllokuar ndërsa parashikimet e motit sinjalizojnë një vazhdimësi të situatës edhe në ditët në vijim. Nga ana tjetër presidenti François Hollande deklaroi se “në ato zona që janë goditur nga moti i keq do të shpallet gjendja e katastrofës natyrale.

 

Please follow and like us: