FSK bashkë me ushtrinë shqiptare në stërvitjet e NATO’s në Poloni
Trupa nga Shqipëria e Kosova do të jenë pjesë e stërvitjeve të NATO-s në Poloni.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka bërë të ditur sot se 127 trupa, pjesëtarë të k2b2k nisen po në Poloni, për një ndër stërvitjet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit “Anakonda16”.
Në një postim në faqen e saj ne Facebook Kodheli shprehet se trupat shqiptare janë gati për një tjetër përfaqësim dinjitoz përkrah aleatëve. Pa u kthyer mirë “zemërluanët” e k1b2k nga “BrilliantJump16”, 127 pjesëtarë të k2b2k nisen po në Poloni, për një ndër stërvitjet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit; “Anakonda16”. “Rreth 25 mijë trupa nga 24 vende aleate e partnere marrin pjesë. #Kosova gjithashtu”, shkruan Kodheli.
Please follow and like us: