Galdini mohon mediat se u bugos për trafik droge më 1996
Arian Galdini deklaroi sot se nuk ka bërë trafik droge, nuk është arrestuar dhe dënuar nga policia në vitin 1996 sic ëhstë deklaruar në disa media online sot, vetëm një ditë pasi u publikua aleanca mes partisë së tij të re dhe PD.
Sipas disa medieve Arjan Galdini u arrestua në vitin 1996 në Tiranë si shpërndarës droge pasi u kap me një sasi hashashi prej 5 kg hashash.
Në atë kohë Arjani i cili kishte për mbiemër Saliaj qëndroi 7 muaj në paraburgim dhe ka përfituar nga amnistia e vitit 1997.
Sipas medieve ai ndryshoi emrin në vitin 2004 për të shmangur cdo lloj lidhje me faktin që u arrestua në vitin 1996 duke marrë mbiemrin Galdini. Disa gazetarë e pyetën dje se pse kishte ndryshuar mbiemrin dhe ai u përgjigj se kjo ka lidhje me besimin tij fetar.
“Ju mireprisni vetem trafikante, mashtrues, rrogepagues, prapankcelepires, horrave e kaqola. Ndaj edhe doni qe te me shihni si te tille.
Ndaj me duhet tju zhgenjej.
Sot me njohet, por neser do tju zhgenjej. Nuk kam asnje gje te ngjashme me mikpritjen e shtepise tuaj, as huqet e normalitetin ku jetoni e punoni.
Me mire tjua them sot, qe te mos ju lendoj neser. Nuk jam si ata qe njihni ju, ju paguajne juve, ju japin kafe, dreka, darka e shperblime.
Nuk kam as burg, as hashash, e asnje mekat ne jeten time.
A me pranoni dot keshtu?
A mund te vazhdoj te rri ne shtepine tuaj, keshtu pa burrg, pa hashash, pa zullume e pa mekate?
Ma thoni ju”, shkruan Galdini në deklaratën e tij.