Albspirit

Media/News/Publishing

Gjigantët e botës “online”, luftë urrejtjes

“Microsoft”, “YouTube”, “Twitter” dhe “Facebook” janë angazhuar të eliminojnë fjalët me natyrë urrejtjeje brenda 24 orëve në mbështetje të një kodi sjelljeje të hartuar nga Bashkimi Europian. Ky i fundit synon të kufizojë përhapjen virale të abuzimeve “online” përmes rrjeteve sociale.
Sipas këtij kodi, firmat më të njohura të rrjeteve sociale duhet të reagojnë me shpejtësi, kur u raportohet ndonjë fjalim urryes, teksa u duhet të bëjnë më shumë në ndihmë të luftës ndaj përmbajtjeve ilegale dhe ksenofobike. Gjigantët e botës “online” duhet gjithashtu të “edukojnë” përdoruesit mbi sjellje të pranueshme nga të gjithë.
Nevoja për mënyra më të mira për të luftuar urrjetjen “online” është bërë edhe më urgjente gjatë kohëve të fundit, për shkak të sulmeve terroriste në Belgjikë, tha Vera Jourova, komisionere europiane për Drejtësinë.
“Mediat sociale, fatkeqësisht janë një nga mjetet më të përdorshme nga grupet terroriste, në synimet e tyre për të radikalizuar të rinj dhe të reja, ndërkohë që edhe racistët i shfrytëzojnë për të përhapur dhunë dhe urrejtje”, tha ajo në një deklaratë për shtyp.
Fjalimet urryese dhe ksenofobia kanë gjithashtu “efekte trishtuese” ndaj grupeve që kanë për objektiv të promovojnë tolerancën dhe antidiskriminimin, shtoi më tej ajo./tch
Please follow and like us: