Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata shpërblen Fullanin me 12 paga

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qfiAzesOlcs?widget_referrer=http%3A%2F%2Fvizionplus.al%2F&enablejsapi=1&origin=http%3A%2F%2Fvizionplus.al&widgetid=1]

Dikur i akuzuar si përgjegjës per skandalin e vjedhjes se 713 milionë lekeve ne thesarin e bankës, sot i pafajshëm dhe i shpërblyer me 10 milionë leke. Vendimi surprize është dhëne nga Gjykata Administrative e Tiranës, e cila i dha të drejtën ish-guvernatorit Ardian Fullani të merrte 12 paga, për shkak se u hoq padrejtësisht nga puna. Por gjykata nuk pranoi kërkesën e Fullanit për të marrë edhe 15 milionë leke dëmshpërblim për demin moral e psikologjik e po ashtu dhe rikthimin ne detyrë. Relatori i trupës gjykuese, Bezart Kaçkini, theksoi se, pretendimi për dëmin psikologjik nuk është dorëzuar brenda afatit 1 vjeçar, pas largimit nga puna të ish-guvernatorit, duke shkelur rregullat procedurale të gjykimit. Por trupa gjykuese, tha se shkarkimi i Fullani nga detyra, i propozuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe nga Kuvendi u bë në mënyrë të parregullt. Kjo, pasi ish-guvernatori duhet të ishte njoftuar pavarësisht se ishte i paraburgosur, duke i privuar të drejtën e pafajësisë. Më herët, Fullani nëpërmjet avokatit të tij, Maks Haxhai kishte kërkuar rreth 35 milion lekë dëmshpërblim, por Gjykata i dha vetëm 12 paga. Megjithatë Fullani nuk heq dorë. I kontaktuar nga Vizion Plus, mbrojtësi i Fullanit theksoi se vendimi nuk ishte i drejtë dhe se ky vendim do të ankimohet në gjykatën Administrative të apelit ditën e premte. Fullani u akuzua për shpërdorim detyre lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa u deklarua i pafajshëm në tetor të vitit 2015.

 

Please follow and like us: